Prezantuesja e njohur humb jetën në një aksident rrugor

583
Sigal

Ylli i njohur i televizionit dhe i Youtube-s, Emily Hartridge, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Londrën Jugore.

Sipas BBC, ajo besohet të jetë viktimë e një aksidenti rrugor në Battersea të premten.

Ajo kishte më shumë se 340.000 abonentë në kanalin e saj në Youtube dhe një prani të madhe ndjekësish nëpër rrjetet sociale.

‘Ne të gjithë e donim atë dhe kurrë nuk do ta harrojmë’: Ka qenë një nga ngushëllimet e fansave të saj.