Prezantohet Hennessey Venom F5, ka çmim marramendës

485
I shumëprituri Hennessey Venom F5 është shpalosur zyrtarisht në SEMA Show me automobilin që synon të kalojë shpejtësinë prej 480 kilometrave për orë.
Kompania e ‘tuningut’ nga Teksasi do të krijojë vetëm 24 ekzemplarë që mund të thyejnë rekordin e shpejtësisë dhe një njësi do të kushtojë së paku 1.3 milion euro.
Venom F5 ka motor tërësisht të ri V8 me 1600 kuajfuqi, 250 më shumë se Venom GT paraardhësi i tij. Me 1338 kilogramë, Venom F5 është për 100 kilogramë më i rëndë se paraardhësi.
Hennessey thotë se Venom F5 mund të arrijë përshpejtimin prej 0 në 300 km/orë më shpejtë se bolidët e Formula 1 me kohë prej dhjetë sekondash.


Sigal