Presidentja Jahjaga në grafit e zhveshur

466
Prishtinasit janë befasuar jo pak kur kanë kaluar afër shtatores së “Zahir Pajazitit” në mëngjesin e sotëm. Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ishte vizatuar prapa bustit tw heroit kosovar, në murin e një ndërtese gjatë rrugës që të çon në fakultetin ekonomik pa veshjen e saj të zakonshme. Përkundrazi, dy grafitet me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe të vinin në siklet jo pak.
Kjo është hera e dytë që numri 1 i shtetit kosovar vihet në lojë nga ndonjë vizatues rruge, i cili talentin e tij ka vendosur që ta tregojnë duke e paraqitur Jahjagën në një version jo normal. Ditën e djeshme, rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës mbuloi me ngjyrë të bardhë një grafit të sikletshëm me protagoniste kryesore sërish presidenten kosovare.
Sigal