Presidentit të Republikës greke z. Karolos Papulias vizitë treditore në Shqipëri

422
Sigal

Bashkëpunim Ekonomik dhe Energjetik Greko – Shqiptar

 Me rastin e vizitës zyrtare treditore në Shqipëri të Presidentit të Republikës z. Karolos Papulias (3- 5 nëntor), Ambasada e Greqisë në Tiranë organizon më dt. 4 Nëntor, ora 15.00 – 18.00, në Hotel Rogner, diskutim tavoline të rrumbullakët për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Energjetik Greko – Shqiptar. Tavolina e rrumbullakët do të ketë si temë diskutimi “Piketojmë një rrugë të re” ndërsa si objektiv të vërtetojë lidhjet e fuqishme, shumëvjeçare dhe unike midis dy vendeve si dhe të shpallë hapur vendosmërinë tonë të përbashkët për të hapur një kapitull të ri, edhe më ambicioz në këtë bashkëpunim të karakterit strategjik. Kjo mund të arrihet duke zhvilluar mundësitë e pakufishme të bashkëpunimit që ofron projekti TAP, duke shfrytëzuar plotësisht avantazhet në fushën energjetike , që përbën një prej sfidave më të mëdha për zhvillim dhe krijim vendesh pune, duke mos lënë mënjanë avancimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare, të investimeve dhe të bashkëpunimit konstruktiv në sektorë me përfitime të ndërsjella siç është turizmi. Shkëlqesia e Tij z. Karolos Papulias, President i Republikës së Greqisë dhe Shkëlqesia e Tij z.Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë, do të mbajnë fjalimet e hyrjes së aktivitetit. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë z. Dimitrios Avramopoulos dhe Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë z Niko Peleshi, do t‘u urojnë mirëseardhjen pjesëmarrësve, në emër të qeverive të dy vendeve. Midis të ftuarve të zgjedhur dhe folësve kryesorë, përfshihen edhe z Ioannis Maniatis, Minister i Ambientit, Energjise dhe Ndryshimeve Klimaterike të Greqisë, z. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, z. Sokol Dervishaj, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Panagiotis Mihalos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare & dhe Bashkëpunimit për Zhvillim  në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Ioannis Kougionas, Kryetar i Bashkimit të Sipërmarrësve Grekë në Shqipëri dhe z. Luan Bregasi, Kryetar i Shoqatës së Biznesit të Shqipërisë.