Presidentit të KE-së, paralajmëron: Eurozona drejt shpërbërjes

86
Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Juncker ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme, duke thënë se monedha e përbashkët europiane mund të dalë nga qarkullimi. Sipas tij, kjo mund të vijë për shkak të masave të forta në kufi të vendeve të Eurozonës për të ndalur fluksin e emigrantëve.

Edhe pse në letra Shengeni ekziston, de fakto ai është pushuar, teksa vendet e BE-¬së po rikthejnë regjimin e vizave për shkak të kërcënimeve që vijnë nga vala e refugjatëve të luftës, mes të cilëve ka edhe kontingjent terrorist.

Kështu, sipas Juncker, pushimi i Shengenit e bën të pakuptimtë euron dhe Eurozonën. “Nëse shpirti i Shengenit del nga tokat dhe zemrat tona, atëherë ne do të humbasim më shumë se Shengeni”, ka thënë ai. “Një monedhë e përbashkët nuk ka kuptim pa Shengenin”, vijoi Juncker më tej.