Presidenti Vladimir Putin, e cilëson të “vështirë” gjendjen ekonomike në Rusi

467
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka thënë se situata ekonomike në vend është “e vështirë, por jo kritike.” Putin ka shtuar se deficiti në buxhetin e 2016, nuk do ta kalojë 3% e bruto prodhimit të brendshëm. Këto deklarata Putin i ka bërë gjatë një takimi me zyrtarë të qeverisë, për të diskutuar buxhetin e viti 2016-të. Ekonomia ruse është goditur rëndë nga sanksionet e vendeve perëndimore, pas veprimeve në Ukrainë, duke shtuar këtu edhe rënien e çmimit të naftës. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar se ekonomia ruse do të tkurret për 3.4 %, gjatë këtij viti.
Sigal