Presidenti Trump në OKB, thirrje për reduktimin e burokracisë dhe shpenzimeve

457
Presidenti Donald Trump bëri sot paraqitjen e tij të parë në Kombet e Bashkuara, duke i kërkuar organizatës botërore prej 193 vendesh të reduktojë burokracinë dhe shpenzimet, si dhe të përcaktojë më qartë misionin e saj në botë.
“Vitet e fundit, – tha Presidenti Trump, – Kombet e Bashkuara nuk kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit”.
Por ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të “zotoheshin për të qenë partnere në mënyrë që OKB-ja të bëhet një forcë më efektive” për paqen.
Presidenti amerikan i bëri thirrje OKB-së të përqëndrohet më shumë tek njerëzit dhe më pak te burokracia. Ai la të kutohet se Shtetet e Bashkuara po paguajnë më shumë për OKB-në se sa u takon.
Megjithatë, ai nuk bëri kërcënime për tërheqjen e mbështetjes amerikane. Momenti më i rëndësishëm për presidentin amerikan është nesër, kur ai të mbajë fjalimin e tij të parë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sigal