Presidenti Trump dhe mbyllja e programit DACA

24
Presidenti Donald Trump pritet të njoftojë sot se do t’i japë fund programit DACA të miratuar nga administrata Obama, i cili ofron mbrojtje nga deportimi për imigrantë të paligjshëm që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshë të mitur. Siç njofton korrespondenti Bill Gallo, me këtë akt Presidenti Trump përmbush një nga zotimet kryesore të fushatës:
Menjëherë pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, u duk se presidenti po e zbuste tonin në adresë të atyre që janë sjellë ilegalisht në këtë vend kur ishin fëmijë.
“Do të tregojmë që kemi zemër të madhe. DACA është një temë shumë, shumë e vështirë,” pati thënë presidenti.
Por presidenti dhe shumë republikanë në Kongres besojnë se programi DACA është një akt i paligjshëm, pasi anashkaloi Kongresin. Me anullimin e tij afro 800 mijë imigrantë të paligjshëm mund të jenë nën rrezikun e deportimit.