Presidenti truk Erdogan zgjedh veten në krye të Fondit sovran

488
Sigal

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka nominuar vetveten në drejtimin e Fondit sovran të Turqisë, që kontrollon pasurinë e shumë kompanive më të mëdha të Shtetit, me një vlerë prej rreth 200 miliard dollarë.

Dekreti presidencial, i publikuar sot në Gazetën zyrtare, i atribon ndër të tjera zëvendës-presidencën ministrit të thesarit dhe të Financave Berat Albayrak, dhëndër i Ertogan.

Sipas mediave lokale, ka pakënaqësi nga shefi i shtetit për menaxhimin e Fondit, për të cilën nuk kanë qenë kurrë të qarta strategjitë.

Lëvizja do t’i japë mundësi Ergodan të këtë një kontroll më të fortë në politikat financiare të Turqisë, në mes të një faze delikate ekonomike, për krizën që po kalon lira turke.

Mes aseteve të kontrolluara nga Fondi, një institut i ngritur në 2016 më qëllimin për të promovuar investimet publike, është Turkish Airlines, Turk Telekom, disa banka të ndryshme shtetërore, postat dhe hekurudhat shtetërore.