Presidenti Thaçi thirrje partive politike: Votoni transformimin e FSK-së

192
Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, t’i lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë për transformimin e FSK-së.

Kreu i shtetit kosovar theksoi se ushtria e Kosovës nuk është themeluar në vitin 2014 për shkak të dallimeve brendashqiptare.

Thaçi ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me Kryeparlamentarin Kadri Veseli pasi i ka dërguar projektligjin për transformimin e FSK-së.