Presidenti slloven Borut Pahor: Zgjerimi i BE-së parandalon destabilizimin e Ballkanit

431
Presidenti slloven, Borut Pahor, deklaroi sot se zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë, mes të tjerash, edhe për shkak se parandalon destabilizimin e Ballkanit. Ai theksoi se Sllovenia dhe Kroacia, si anëtare të BE-së dhe NATO-s, do të vazhdojnë të ndihmojnë bashkësinë ndërkombëtare që Ballkani Perëndimor të mos shndërrohet në vatër të re të përleshjeve dhe tensioneve.
Duke folur për krizën e refugjatëve, Pahor theksoi se ajo rrezikon gjithçka që BE-ja ka arritur deri më tani, nëse nuk gjendet zgjidhje efikase. “Nuk ka kurrfarë dyshimi se vizioni i ri i Evropës do të thotë konsolidim i saj i plotë dhe thellim i bashkëpunimit”, theksoi presidenti slloven.
Sigal