Presidenti sirian Bashar Al Assad planifikon të takohet me liderin e Kores së Veriut, Kim Jong Un

644
Sigal

Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad ka paralajmëruar një vizitë në Korenë e Veriut.
“Do të vizitojë Korenë Veriore ku do të takohem me liderin Kim Jong Un. Bota po i mirëpret ngjarjet e rëndësishme që po ndodhin në gadishullin korean të ndërmarra nga lidershipi i zgjuar i Kim Jong Unit”, ka thënë presidenti Asad më 30 maj, e që u raportua sot nga agjencia koreano-veriore e lajmeve KCNA.

Presidenti Asad i kishte bërë këto komente ndërkohë që i kishte pranuar kredencialet nga ambasadori kroenao-verior Mun Jong Nam.

Panjani dhe Damasku mbajnë marrëdhënie të mira, dhe monitoruesit e Kombeve të Bashkuara e akuzojnë Veriun për bashkëpunim me Sirinë mbi armët kimike, akuzë kjo të cilën Veriu e mohon.

Të dyja vendet përballen me izolim ndërkombëtar, Koreja Veriore për shkak të programit të armëve bërthamore dhe Siria për taktikat e saj gjatë luftës së përgjakshme civile në vend.