Presidenti portugez njofton zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 4 tetor

414
Portugalia ka vendosur të mbajë zgjedhjet parlamentare më 4 tetor, njoftoi dje presidenti Anibal Cavaco Silva në një fjalim drejtuar kombit.
Sondazhet kanë treguar se parlamenti do jetë i paqëndrueshëm për shkak se as partia në pushtet Social-Demokratët (PSD) dhe partnerët e saj në koalicion (CDS/PP) dhe as partia opozitare, Partia Socialiste (PS) nuk do të mund të marrin shumicën.
Ekonomia e vendit regjistroi rritje ekonomike vitin e kaluar pas tre vitesh në reçesion dhe daljes zyrtarisht nga programi i ndihmës prej 78 miliardë eurosh (85 miliardë dollarë).
Programi, i implementuar në maj të 2011-ës, u financua nga trojka, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ruajtur qendrueshmërinë e ekonomisë së vendit.
Sigal