Presidenti nuk e dekretoi, ligji për gjuhët shkon të hënën para deputetëve të Maqedonisë

557
Vazhdimi i debatit për ligjin për gjuhët, të hënën do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare në Parlament, informoi sot për gazetarët, kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Sipas tij, debati në lidhje me këtë ligj duhet të zgjasë deri në fund të javës së ardhshme, nëse në ndërkohë nuk arrihet propozimi për anëtarët e ri të qeverisë, ndaj së cilës do t’i jepet përparësi për shkak të aktualitetit.
Kjo do të jetë leximi i tretë i Ligjit, i cili do të shkojnë direkt në seancën plenare pa seancë të komisionit.
Sigal