Presidenti kinez vizitë në SHBA, takohet me lideret e e teknologjisë

440
Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi selinë e Microsoftit, ku u takua me themeluesin e kompanisë Bill Gates.
Xi u takua gjithashtu me themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, atë të Amazon Jeff Bezos dhe Tim Kuk, kreu ekzekutiv i kompanisë Apple.
Gjatë takimit lideri kinez ka qetësuar lideret e teknologjisë, duke u shprehur se Kina ka siguri kibernetike, deklratë kjo që vjen pas akuzave të Shteteve të Bashkuara për hakerim të kompjuterave amerikanë nga kinezët.
Ndërkaq ashtu siç ishte parashikuar, pas protestes në Siatëll, presidenti kinez Xi Jinping është pritur në të njëjtën mënyrë edhe në Washington.
Xi vizitoi fabrikën Everett në Washington, në të cilën prodhohen avionë Boeing 777 and 787, por jashtë dhjetra persona me pankarta në duar bënin thirrje shisni avionët tanë, por jo punën tonë, mbështetje për punën e amerikaneve.
Të mërkurën, Boeing njoftoi se kishte marë një porosi gjigande nga Kina për avione në vlerën 38 miliardë dollarë.
Boeing gjithashtu tha se do të nënshkruajë një marrëveshje me Kinën për ndërtimin e një qendre për prodhimimin e modelit 737 s njëlloj si fabrika e Washingtonit.
Protestuesit janë kundër kësaj marrëveshjeje pasi i tremben humbjes se vendeve të punës dhe gjithashtu humbjes se tregut.
Sipas tyre Kina merr punën e tyre dhe kompania merr dollarët.
Xi ka nisur vizitën e një javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim përmirësimin e marrëdhënies mes dy superfuqive ekonomike, dhe për ti dhënë një shans biznesit kinez të bashkëpunojë më atë amerikan.
Turi i tij do të mbyllet me një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 28 shtator.
Sigal