Presidenti katalanas kërcënon sërish me shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

581
Katalonja do të shpallë pavarësinë e plotë nga Spanja, nëse qeveria e Madridit vazhdon me kërcënimet për të pezulluar autonominë e rajonit. Kjo thuhet në një letër që presidenti katalanas, Carles Puigdemont i ka dërguar sot kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy.
“Nëse qeveria e shtetit spanjoll këmbëngul në refuzimin e dialogut dhe vazhdimin e represionit, atëherë parlamenti katalanas mund të vazhdojë, nëse e sheh të arsyeshme, të votojë për deklarimin zyrtar të pavarësisë”, shkruan Puigdemont.
Me letrën e tij të fundit, lideri katalanas për herë të dytë brenda javës shmang një ultimatum nga Madridi për heqjen dorë nga përpjekjet për shkëputje, pasi në të kundërt do të vinte në zbatim nenin 155 të kushtetutës, që i lejon qeverisë të pezullojë autonominë e Katalonjës.
Kriza arriti pikën kulmore më 1 tetor, pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës.
Sigal