Presidenti I Zimbabwes, Mugabe në arrest shtëpie

127
Presidenti i Afrikës së Jugut tha se udhëheqësi i Zimbabves, Robert Mugabe, është “nën arrest shtëpiak” në atë që duket të jetë një përpjekje e mbështetur nga ushtria për ta larguar atë pas 37 vjetësh në pushtet.
Presidenti Jacob Zuma, i cili kryeson Komunitetin e Zhvillimit të Afrikës Jugore (SADC), tha se kishte folur të mërkurën me presidentin Robert Mugabe “i cili i la të kuptohet se nuk po lejohej të dilte nga shtëpia”. Afrika e Jugut është gjithashtu në kontakt me Forcën e Mbrojtjes të Zimbabvesë “.
Zhvillimet janë një reagim ndaj masave jopopullore të Mugabes këtë muaj, kur ai shkarkoi zëvendësin e tij, Emmerson Mnangagwa dhe tregoi se ishte duke planifikuar ta zëvendësonte nënpresidentin e rrëzuar me zonjën e parë të vendit.