Presidenti i zgjedhur Donald Trump zgjedh guvernatoren e Karolinës Jugore për ambasadore në OKB

468
Sigal

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka
zgjedhur guvernatoren e Karolinës Jugore, Nikki Haley, vajzën e një
imigranti nga India, e cila ka pak përvojë ndërkombëtare, që të jetë ambasadore
e SHBA-së në OKB, ka njoftuar AP bazuar në shkrimet e mediave amerikane.

Guvernatorja,
44 vjeçare, e ka pranuar ofertën, kanë bërë të ditur burime të paemëruara të
një gazete lokale në Karolinën Jugore.

Përzgjedhja
e Haley, që mishëron tolerancën, mund të ketë për qëllim zbutjen e komenteve të
debatueshme të Trumpit për imigrantët dhe pakicat, si dhe akuzave për seksizëm
gjatë fushatës zgedhore për zgjedhjet e 8 nëntorit, kur e mundi rivalen
demokrate, Hillary Clinton

Haley,
që vitin e klauar nënshkroi ligjin për largimin e flamurit të Konfederatës nga
ndërtesa e administratës në Karolinën Jugore, ka kritikuar Trumpin gjatë
fushatës së zgedhjeve paraprake republikane, për mos ngritjen e zërit më
fuqishëm kundër supremacistëve të bardhë.

Flamuri
i Luftës Civile, një ëmblemë e Amerikës Jugore, ka qenë i ndërlidhur për një
kohe të gjatë me skllavërinë.

Haley
mbështeti rivalët e Trumpit në zgjedhjet paraprake para se deklaronte muajin e
kaluar se do të votojë për Trumpin përkudnër rezervave që kishte për karakterin
e tij.

Trump,
një republikan, pritet të marrë detyrën në janar të vitit të ardhshëm.