Presidenti i SHBA-së , Obama mbërrin në Berlin në vizitë lamtumirëse

453
Sigal

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka arritur në
Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka
patur një aleancë të fuqishme transatlantike gjatë tetë vjetëve të kaluara.

Obama,
që e përshkroi Merkelin përpara vizitës si “partnerin më të afërt
ndërkombëtar”, do të ketë një darkë, të mërkurën, me kancelaren në hotelin e
famshëm të Berlinit, Adlon, në afërsi të Portës së Brandenburgut.

Dy
udhëheqësit, që së bashku janë përballur me krizën globale financiare, kanë
promovuar tregtinë e lirë dhe kanë nxitur një marrëveshje ndërkombëtare për
ndryshimet klimatike kanë nënvizuar vlerat e përbashkëta në një shkrim të
përbashkët në revistën gjermane Wirtschaftswoche.

“Nuk
do të ketë kthim në botën e para globalizmit”, shkruan ata, duke nënvizuar
përfitimet e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë të negociuar ndërmjet BE-së
dhe SHBA-së.

Trump,
një afarist miliarder pa një përvojë të mëhershme politike, ka sulmuar
marrëveshjet ndërkombëtare tregtare si një gurthemeltar të fushatës së tij,
duke thënë se kjo i ka kushtuar me vende pune SHBA-së, shkruan Reuters.

Marrëdhëniet
ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë u ripërtërinë në vitet e fundit, me Obamën dhe
Merkel që ndodheshin në krye të nismave ndërkombëtare për sanksione ekonomike
ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën e Ukrainës. Trumpi, për dallim,
ka folur mirë për Putinin.

Javën
e kaluar, Merkel, liderja më e fuqishme në Evropë, i ofroi bashkëpunim Trumpit
mbi bazën e vlerave të përbashkëta të dy vendeve.

Merkel
dhe Obama do të zhvillojnë biseda dy palëshe të enjten, përpara se t’u
bashkëngjiten, të premten edhe liderët e Francës, Britanisë, Spanjës dhe
Italisë.

Ky
është udhëtimi i fundit i Obamës në Evropë si president i SHBA-së.