Presidenti i Rusisë Putin aprovon marrëveshjen për bazën ajrore në Siri

520
Sigal

Gazeta Telegraf / Presidenti i Rusisë
Vladimir Putin, të premten ka aprovuar marrëveshjen me të cilën vendit të tij i
mundëson përdorim të përhershëm të bazës ajrore në Khmeimim në Siri.

Marrëveshja, të cilën
Rusia dhe Siria e nënshkruan në gusht të vitit 2015, parasheh stacionimin e
përhershëm të avionëve luftarakë rusë në bazën ajrore. Putin aprovoi
marrëveshjen pasi e ratifikuan senatorët, ndërsa hyri në fuqi të premten, më 14
tetor.

Sipas marrëveshjes,
Rusia do të përdor bazën ajrore pa kompensim ndërsa do të obligohet të sigurojë
të gjitha pajisjet, avionët dhe personelin për bazën. E gjithë aparatura e cila
do të arrijë nga Rusia do të lirohet nga pagesa e tatimit dhe Siria nuk ka të
drejtë ta padisë Rusinë ose personelin e saj për sjelljen e tyre.

Me këto hapa është bërë
evidente se Rusia dëshiron të sigurojë prani të përhershme në Siri. Gjatë kësaj
jave, ministri rus i Mbrojtjes Nikolay Panko tha se Rusia planifikon të vendos
bazë të përhershme detare në Tartus, qytetin e dytë më të madh port