Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani merr pjesё nё Ceremoninë e Çmimit Solidarnost

1470
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqёruar nga Zonja e Parё, Odeta Nishani gjatё ditёs sё parё tё qëndrimit tё tij nё Varshavё, mori pjesё nё Ceremoninё gala tё Çmimit Solidarnost “Lech Valesa”, e cila u zhvillua nё praninë e njё numri tё madh kryetarёsh shtetesh dhe qeverish, personalitetesh tё shquara tё jetёs politike dhe publike polake, evropiane dhembarёbotёrore. Ishte i pranishёm edhe Presidenti amerikan Barack Obama.

Gjatё ceremonisё pёrshёndetёn tё pranishmit: Presidenti i Republikёs sё Polonisё, Bronislav Komorowski, Ministri Polak i Punёve tё Jashtme dhe ideator pёr kёtё çmim Radoslaw Sikorski, Udhёheqёsi i Solidarnost, Lech Valesa dhe Presidenti izgjedhur i Ukrainёs, Petro Poroshenko.

Presidenti Komorowski i dorёzoi Çmimin e parё Solidarnost “Lech Valesa” zotit Mustafa Xhemilev, Kryetar i Kёshillit Kombёtar tё Tartarёve tё Ukrainёs pёr kontributin e tij tё  vazhdueshёm pёr paqe, demokraci dhe tё drejtat e njeriut.

Presidenti Nishani ndodhet nё Varshavё me ftesё tё homologut tё tij polak Komorowski, pёr tё marrё pjesё nё kremtimet me rastin e 25-vjetorit tё Polonisё sё lirё.