Presidenti i Perusë kërkon tranzicion paqësor në Venezuelë

500
Presidenti i Perusë Pablo Kuczynski u shpreh se po punon për të promovuar demokracinë në Venezuelë pas rritjes së numrit të të vdekurve si pasojë e protestave kundër presidentit Nicola Maduro.

Kuczynski, i cili në të shkuarën ka qënë një investitor bankar në Wall Street, ka qënë një ndër zërat më kritikw ndaj lëvizjes “Chavismo” në Venezuelë, lëvizjë që u formua në emër të ish presidentit dhe liderit socialist Hugo Chavez. Pasi përmendi numrin në rritje të viktimave gjatë protestave dhe rastet e dyshuara për burgosje politike, lideri peruan kërkoi një tranzicion pa trazira në qeverinë e Venzuelës

“Ashtu si vendet e tjera demokratike në Amerikën Latine, ne jemi shumë të shqetësuar për atë cfarë po ndodh në Venezuelë. Nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në politikat e tyre, por besojmë se nuk duhet të ketë të burgosur politikë në një shtet demokratik, nuk duhet të ketë të vdekur në protesta dhe duhet një tranzicion pa trazira “

Vala e re e protestave në Venezuelë u ndez nga një lëvizje e Gjykatës së Lartë në muajin mars për të marrë në duar kongresin që udhëhiqej nga opozita, një lëvizje e cila u kundërshtua disa ditë më pas. Protestat u shtuan edhe më shumë kur qeveria i ndaloi çdo detyrë zyrtare liderit më të njohur të opozitës dhe dy herë kandidatit për president, Henrique Capriles. Peruja ka kërkuar që të ketë një program zgjedhor në Venezuelë me qëllim që të ulen tensionet politike
Sigal