Presidenti i PE: Britania duhet të paguajë 60 mld euro

520
Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha se Britania, e cila do largohet nga BE duhet të paguajë të paktën 60 miliardë euro (70 miliard dollarë) për të përmbushur detyrijmet e saj financaire, raporton AP.
I pyetur sesa duhet të paguajë Britania, Tajani tha: “Sipas mendimit tim, duhet së paku 60 miliardë euro”.
Presidenti i Parlamentit Europian tha se nëse BE pranoi më pak, qytetarët evropianë do të duhej të bënin ndryshimin.
“Por pse duhet që gjermanët, italianët, spanjollët ose holandezët të paguajnë faturën e britanikëve?” Tha Tajani.
Ligji i divorcit është pengesa më e madhe në negociatat për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga blloku, që pritet mars 2019.
Sigal