Presidenti i Maqedinisë, Ivanov për vizitë në Vatikan dhe Itali

440
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Maja Ivanova prej sot do të qëndrojë për vizitë në Vatikan dhe në Itali. Ivanov, ashtu siç kumtoi kabineti i tij, nesër do të ketë audiencë tek shenjtëria e tij papa Françesku dhe do të realizojë takim me sekretarin shtetëror të Selia e shenjtë, me kardinalin Pjetro Parolin.
Në suaza të vizitës në Vatikan, bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë do ta vizitojë spitalin e fëmijëve “Bambino Xhezu”, e cila realizon bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve nga Shkupi. Gjatë vizitës të Republikës së Italisë, presidenti Ivanov, do të realizojë takim me presidentin italian, Serxho Matarela.
Sigal