Presidenti i Kosovës zgjidhet të premten, ja kush janë kandidatët

510
Kryesia e parlamentit të Kosovës, pa pjesëmarrjen e opozitës, vendosi që të premten të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri. Në mbledhjen e kryesisë që vazhdoi pas ndërprerjes së saj nga gazi lotsjellës i hedhur nga partitë opozitare, u tha se kandidatë për president janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Rafet Rama, po ashtu nga kjo parti. Vendimi u mor pak kohë pasi që përfaqësuesit e partive opozitare hodhën gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së parlamentit. Partitë opozitare kundërshtojnë zgjedhjen e presidentit ndërsa kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Që nga e marta ata kanë ngritur tenda në sheshin përballë qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të provojnë me çdo mënyrë të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike Hashim Thaçi në postin ne presidentit. Ata thonë se zgjedhja e presidentit në këtë mënyrë është jo legjitime.
Sigal