Presidenti grek kacavirret sipër tankut dhe kërcënon: Ne nuk kemi frikë nga armiqtë tanë

598
Me rastin e festive për 105 vjetorin e çlirimit të qytetit të Janinës, u organizua një paradë ushtarake në prani të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i cili edhe falë moshës së madhe bëri përpjekje të mëdha të ngjitej majë tankut, i ftuar nga ushtarakët e lartë të atjeshëm.
Pasi zuri vend në majë të mjetit të blinduar ai tha:
“Ne, grekët, jemi populli dhe kombi i paqes dhe demokracisë, por dimë se si të mbrojmë kufijtë tanë, kur është e nevojshme për ne, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë kombëtar.”
Këto deklarata ai i bëri duke kërcënuar haptas Shqipërinë dhe qeverinë e Tiranës, e cila po mundohet të pranojë një marrëveshje deri tani aspak të favorshme për shqiptarët. Pavlopulos ka qenë i shtyrë për të bërë këto deklarata prej guvernatorit rajonal të Epirit, Alexandros Kakrimanis.
Më tej, kreu i shtetit grek ju hakërrua Turqisë dhe Maqedonisë.
Sigal