Presidenti dhe Zonja e parë e SHBA-së, Barack dhe Michelle Obama, urojnë për herë të fundit nga Shtëpia e Bardhë

433
Sigal

Presidenti dhe Zonja e parë e SHBA, Barack dhe
Michelle Obama, uruan besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve. Në
fjalimin vjetor me rastin e Krishtlindjeve, të publikuar sot, presidenti Obama
tha se për të dhe bashkëshorten e tij Michelle, dhurata më e madhe ishte që
“gjatë 8 viteve të fundit kanë shërbyer si president dhe Zonja e
parë”. “Ndërsa ne presim Vitin e Ri, të lejojmë me vendosmëri ta
ripërkushtojmë vetveten për vlerat që ne ndajmë. Në emër të gjithë familjes
sime – Gëzuar Krishtlindjet”, tha Barack Obama.

“Ne ju urojmë juve dhe familjeve tuaja lumturi dhe
shëndet në vitin 2017. Faleminderit dhe Zoti na bekoftë”, tha Michelle Obama.
Në gjithë botën, besimtarët katolikë kremtojnë sonte Krishtlindjet.