Presidenti çek, Zeman: Fluksi i migrantëve, “pushtim i organizuar” i Europës

409
E ka quajtur një pushtim të organziuar fluksin e emigrantëve në Europë presidenti i Republikes çeke, Millosh Zeman, duke konfirmuar kështu sërish politikën kundër klandestineve të vendit të tij. Gjatë fjalimit të tij të fundvitit, Zeman u shpreh:
“Jam thellësisht i bindur se kjo që po ndodh, është një pushtim i organizuar dhe jo një lëvizje spontane e refugjatëve. Shumica e tyre janë burra të rinj dhe të shëndetshëm, pa familje. Pyes veten se përse këta njerëz nuk i marrin armët dhe nuk luftojnë për lirinë e vendeve të tyre kundër Shtetit Islamik. Ikja e tyre objektivisht fuqizon Shtetin Islamik”.
Presidenti ish vendit komunist shkon edhe më tej, duke e quajtur krizën e klandestinëve njollë të errët të politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
Në përfundim të mesazhit Zeman tha se ky shtet është i yni dhe ky shtet nuk është dhe nuk mund të jetë për të gjithë”.
Çekia së bashku me Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë kanë kundërshtuar planin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve, në bazë të kuotave të përcaktuara në marrëveshje.
Por kryeministri i vendit, Bohuslav Sobotka duket se nuk ndan të njëjtin mendim, duke u shprehur se komentet e Zemanit bazohen në “paragjykime dhe në thjeshtëzimin e zakonshëm të gjërave”.
Sipas sondazheve të kryera nga Qendra për Hulumtimin e Opinionit Publik në Çeki ka treguar se gjysma e çekëve janë kundër pranimit të refugjatëve nga zonat e luftës.
Sigal