Presidenti çek: Thaçi kriminel lufte, unë nuk e njoh pavarësinë

477
Pavarësisht se Çekia ka njohur pavarësinë e Kosovës, presidenti Milos Zeman, ka thënë se personalisht nuk e njeh pavarësinë dhe prandaj nuk po dërgon ambasador në Prishtinë.
Në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës “Novosti” të Beogradit, Zeman ka thënë se Hashim Thaçi është kriminel lufte”. I pyetur se a zhvillon Bashkimi Evropian politikë parimore ndaj Serbisë, Zeman ka thënë se “gjithçka varet nga ajo se ç’do arrijnë Serbia dhe Kosova”.
Presidenti çek thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për pranimin e Serbisë në BE. “Pesë vendet anëtare të BE-së, Sllovakia, Spanja, Greqia, Rumania dhe Qiproja nuk e njohin Kosovën”, thotë ai.
Sipas presidentit çek, precedenti kosovar “ka hapur kutinë e Pandorës” dhe ka nisur “një proces të rrezikshëm të ridefinimit të kufijve dhe ndryshimit të integritetit territorial anembanë botës”. 
Sigal