Presidenjtja Jahjaga, dekoron Sergio Vieira de Mello

405
Presidentja Atifete Jahjaga ka dekoruar me dekoratën për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova,” Sergio Vieira de Mello. “Gjatë vizitës në Nju Jork ndava dekoratën për Paqe dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova,” Sergio Vieira de Mello, të cilën e pranoi djali i tij Laurent, i cili njëherësh është President i Fondacionit që mban emrin e babit të tij. Falënderova familjen për kontributin e z. de Mello pas luftës në Kosovë, për ndihmën në përballjen me fazën e emergjencës dhe vënien e themeleve për paqe dhe demokraci.
Me këtë rast kuptova që lidhja e familjes de Mello me Kosovën është edhe më e thellë. Laurent është i martuar me Drenushën, mjeke në Gjenevë, me prejardhje nga Gjakova”, shkruan Jahjaga në Facebook. Sipas saj, Laurent de Mello falënderoi qytetarët e Kosovës për këtë nderim që i bëhet babait të tij. Sergio Vieira de Mello ka shërbyer si administratori i parë i Misionit të OKB-së në Kosovë. Ai ka vdekur në një sulm kundër selisë së OKB-se në Bagdad në vitin 2003.
Sigal