Presidencialet në Francë – Goditje ndaj Le Pen, nën hetim shefja e kabinetit të saj

162
Catherine Griset, shefja e shtabit të lideres së Frontit Kombëtar Marine Le Pen, është duke u hetuar si pjesë e hetimeve për punë fiktive në Parlamentin Evropian.

Policia gjyqësore ka marrë në pyetje Griset sëbashku me truprojën e Le Pen, të cilat ndodhen tashmë në paraburgim.

“Kushtet në të cilat po kryhen hetimet nuk korrespondojnë me ato të një demokracie,” tha avokati i Le Pen.

Ceccaldi ka thënë për Reuters se ky rast është i manipuluar që për synim e ka destabilizimin e fushatës elektorale të Frontit Nacional.

Truproja Thierry Légier aktualisht po mbahet pa ndonjë akuzë konkrete, ndërsa asistentja historike e Marine Le Pen, Griset, dyshohet për shpërdorim të detyrës.

Ajo akuzohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së. Vetë liderja e ekstremit të djathtë mohon të ketë bërë keqpërdorime.

Marine Le Pen: “Drejtësia nuk është e pavarur. Sot ekziston një rrezik shumë i rëndë i instrumentalizimit të drejtësisë. Çdo gjë na tregon se ne nuk jemi në qetësi. Është e nevojshme paanshmëria dhe pavarësia e gjyqësorit. Drejtësia nuk është një fuqi, është një autoritet”.