Presheve, shoqërohen me tensione zgjedhjet lokale në Medvegjë

523
Janë shoqëruar me tensione dhe situata të pazakonta zgjedhjet lokale në Medvegjë të Preshëvës. Pika e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Motivot u bllokua për orë të tëra dhe si pasojë u krijuan radhë të gjata nga Lugina e Preshevës që po shkonin të luftonin në Medvegjë.
Autoritet thanë se kanë problem me sistemin kompjuterik, kurse vetë qytetarët deklaruan se bllokimi është i qëllimshëm.
Sipas mediave vendase situata është tensionuar ku ka pasur edhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë serbe, e cila ka deklaruar se askush nuk do të hyjë në Serbi derisa të rregullohet sistemi i regjistrimit.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka kërkuar ndërhyrjen e BE me qëllim qarkullimin e qytetarëve sipas marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.
Pas kësaj deklarate pala serbe ka evituar problemet duke lejuar lëvizjen e lirë të qytetarëve në këtë pikë takimi . Bllokadën e sotme të kufirit nga pala serbe autoritetet kosovare e kanë cilësuar të papranueshme dhe shkelje të marrëveshjes duke kërkuar që kjo çështje të adresohet në takimin e radhës në Bruksel që pritet të mbahet në fund të këtij muaji.
Sigal