Premtimi i Kosovës në Bruksel mbyll debatin për murin në Mitrovicë

434
Pala kosovare është zotuar para Federica Mogherinit, se nuk do të ndërmarrë veprime të njëanshme të cilat mund të çojnë në tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Por vetëm një muaj më parë krerët shtetërorë ishin zotuar edhe para Kuvendit të Kosovës se pavarësisht pasojave, muri në Veri të Kosovës do të rrënohej deri më 31 janar. Sipas asaj që kanë thënë zyrtarët qeveritarë, në takimin e 1 shkurtit problemi i murit nuk do të jetë temë diskutimi.
Marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin, janë temat që, sipas Qeverisë, do të diskutohen në Bruksel.
Muri i ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë nuk do të rrënohet sipas Rezolutës së Kuvendit, e cila obligon Qeverinë që kjo të ndodhë më së largu të martën.Autoritetet do të rezervohen nga ndërmarrja e veprimeve që do të rikthenin tensionet për shkak se më 1 shkurt do të mbahet takimi i radhës në Bruksel, në mes të kryeministrit Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiçit.
Sigal