Prefektët kërkojnë ndihmë, situata e emigrantëve në Itali jashtë kontrollit

479
Drama e mijëra emigrantëve që zbarkojnë në brigjet italiane tashmë është kthyer në dramë për vetë autoritetet.
Prefektët që merren me shpërndarjen e tyre sipas territorit hasin kundërshti nga krerët e bashkive të qyteteve të ndryshme.
Ata akuzojnë qeverinë se i ka lënë vetëm në këtë punë të vështitrë të menaxhimit të refugjateve dhe strehimit të tyre.
Çështja e emigrantëve në Itali komplikohet çdo ditë e më shumë.
Shpesh jemi mësuar të shohim vetëm këto imazhe, njerëz të lodhur që zbresin nga këto barka pas një udhëtimi të gjatë e të pasigurtë në brigjet jugore të Italisë.
Pjesa më e madhe vjen nga Afrika dhe vendet në konflik si Siria e Iraku dhe Italia është porta e parajsës.
Për shumë të tjerë udhëtimi është ndërprerë në mes të Mesdheut, duke përfunduar tragjikisht, por kjo sërish nuk i pengon të kërkojnë një jetë më të mirë se ajo që u ofrohet në vendet e tyre.
Gjithsesi, drama e tyre tashmë është kthyer në dramë edhe për autoritetet italiane.
Qeveria e kryeministrit Mateo Renzi ka ngarkuar prefektët e të gjitha zonave të menaxhojnë situatën e me emigrantët, që prej momentit të zbritjes së tyre ne portet siciliane, në kotrollet mjekësore, strehimet dhe më pas hapat e mëtjeshëm të shpërndarjes territorial.
Por prefektët jo gjithmonë gjejnë terrenin e duhur për të bërë punën e ngarkuar nga qeveria.
Janë krerët e bashkive të qyteteve të ndryshme të cilët nuk pranojnë strehimin e emigrantëve, nisur nga kundërshtimi i fortë që vjen nga qytetarët e tyre.
Në këtë përplajse prefektët mbeten të zbuluar dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë.
Në një deklaratë të bashkuar, ata thanë se janë lënë vetëm dhe janë brakstisur nga qeveria në punën e tyre të vështirë të shpërndarjes së emigrantëvë në të gjithë italainë, pasi jugu nuk ka kapacitet më të strehojë qoftë edhe një prej tyre.
Kjo polemikë shpërtheu pas shkarkimit nga detyra të prefektes së trevizos Maria Augusta Marrosu, me argumentin keqmnaxhim i refugjatëve dhe azilkërkuesve në zonën e venetos. Ata i kanë bërë thirjje ministrit të Brendshëm Angelino Alfano ti ndihmojë në punën e që vijnë çdo ditë në vendin fqinj.
Sigal