Pranga shqiptarit në Itali, si ia zbuloi policia kokainën të fshehur në mbathje

471
Një trafikant shqiptar është arrestuar pasi u kap me kokainë në Itali. 25-vjeçari u ndalua nga karabinierët në qytetin e Ankonas, dhe 20 gramë kokainë i kishte ndarë në 7 qese të vogla e i kishte fshehur në mbathje.
Sipas CentroPagina.it, shpërndarësi shqiptar ua ndante drogën të rinjve në sheshet e qytetit. Pas një mbykqyrje të gjatë, policia ndaloi shqiptari, i cili edhe pse u mundua t’i bënte rezistencë policisë duke lëshuar grushte e shkelma, nuk arriti t’i fshihte drogën.

Pas ndalimit, karabinierët bastisën dhe banesën ku jetonte shqiptari duke sekuestruar atje disa euro si dhe materiale për drogën.

25-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhet në paraburgim dhe pritet të marrë gjykimin.
Sigal