PRANDTL-M, droni që NASA do të çojë në planetin Mars

444
Deri në fund të vitit, droni do të testohet në stratosferën tokësore, me objektivin për të kaluar mbi sipërfaqen marsiane pas vitit 2020.
Për të qenë në gjendje për të zbarkuar në Mars brenda vitit 2030, do të jetë e nevojshme të mos i lihet asgjë rastësisë.
Në mesin e teknologjive që i hapin rrugë epokës së re të eksplorimit hapësinor është PRANDTL-M, shkurtim i Kërkimit Paraprak të Dizajnit Aerodinamik për Ulur në Mars, një dron që NASA do ta prodhojë për të fluturuar mbi sipërfaqen e planetit të kuq, në kërkim të pikave të mundshme për ulje për misionet njerëzore.
Në muajt e ardhshëm, prototipi do të testohet në stratosferën tokësore, ku densiteti i ajrit është i ngjashëm me atë të planetit Mars.
Droni do të shërbejë edhe për të mbledhur të dhëna shkencore, për mistere të cilat nuk janë zbuluar edhe sot.
Droni do të jetë shumë i lehtë. Struktura e tij do të ndërtohet me fibra xhami dhe fibra karboni, për një peshë që nuk shkon më shumë se 1kg.
Sigal