Prag lufte? Trump merr vendimin dhe kërcënon Rusinë: Jemi gati për sulme

680
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se sulmet me raketa ndaj regjimit të Assad në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që të bëhet gati.
Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.
“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter.
Rusia e cila mbron regjimin e Bashar al Assad në Siri, premtoi se do të shkatërrojë çdo raketë që do të niset drejt forcave qeveritare. Sulmi i mundshëm me raketa i SHBA ndaj Sirisë vjen pasi regjimi vrau pak ditë më parë me armë kimike dhjetëra njerëz të pafajshëm.
Sigal