Portugalia në zgjedhje parlamentare, pjesa më e madhe pritet të abstenojë

451
Portugalia po zhvillon sot zgjedhjet parlamentare për të përcaktuar qeverinë e re. Sipas sondazheve, përqindja e votuesve që do të abstenojnë pritet të jetë shumë e lartë.
Presidenti i vendit, Anibal Cavaco Silva, ka bërë thirrje që qytetarët të drejtohen në qëndrat respektive, për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Në fjalën e tij ai u shpreh:
“Përtej angazhimeve profesionale dhe familjare si dhe përveç shikimit të një ndeshje futbolli apo të ushtrimit të ndonjë sporti, mos harroni që të paraqiteni në qëndrat e votimit për të bërë zgjedhjen tuaj. Pjesmarrja e të gjithëve është shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendit.”
Pritet një garë e fortë midis dy forcave kryesore që janë, Partia Social-Demokrate, e cila udhëhiqet nga Kryeministri aktual, Pedro Passos Coelho dhe Partia Socialiste, kreu i të cilës është Antonio Costa.
Qëndrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 19:00 të pasdites, duke i’u referuar asaj lokales.
Në bazë të sondazheve të deritanishme, Partia Social Demokrate pritet të fitojë rreth 38 të votave, ose thënë ndryshe 114 vende në Parlament, ndërkohë që Partia Socialiste, mendohet se do të bejë për vete 32% të votuesve që do të thotë 99 vende nga 230 që janë në total.
Për të formuar qeverinë nevojitet një shumicë me 116 deputetë.
Sigal