Portugali, konfiskohen 840 kilogramë kokainë në një jaht

111

Në Portugali, në një jaht në Atlantik janë sekuestruar 840 kilogramë kokainë, njoftoi policia. Në tre muajt e fundit, policia portugeze në det konfiskoi më tepër se dhjetë tonë drogë.

Dy meshkuj dhe dy femra, të cilët ishin në jaht, janë të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Karaibet në Evropë. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Policia me ndihmën e marinës portugeze dhe forcave ajrore ka përcjellë jahtin, të cilin e ka ndaluar në ishujt Azore.