Porsche përgjigjet për aksidentin e Paul Walker

438
Para disa ditësh vajza e aktorit Paul Walker ka bërë një padi kundër kompanisë së makinave Porche. Kompania gjermane e automjeteve ka bërë një deklaratë lidhur me vdekjen e aktorit të “Fast and Furious” në vitin 2013.
Në deklaratën e kompanisë Porsche thuhet: “Siç edhe kemi deklaruar më parë, na vjen shumë keq për këdo që dëmtohet në një makinë të tipit Porche, por ne i besojmë përfundimeve të autoriteteve, ku thuhet qartë se kjo përplasje tragjike erdhi si rezultat i drejtimit të mjetit në mënyrë të pakujdesshme dhe gjithashtu si pasojë e shpejtësisë së tepruar, duke shkaktuar vdekjen e aktorit”.
Sipas padisë së ngritur, vajza e aktorit pretendon se Paul ishte ende gjallë në momentin që automjeti ku ai ishte pasagjer u përplas në mënyrë fatale. Sipas saj, automjeti ka patur mjaft të meta në projektim, duke u përfshirë nga flakët, çka solli dhe vdekjen e të atit.
Sigal