Poroshenko: Ukraina humb 5 milionë dollarë gjatë një dite

57
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se lufta që po zhvillon, kundër separatistëve në lindje të vendit, po i kushton qeverisë së tij pesë milionë dollarë, gjatë një dite. Poroshenko gjatë fjalimit të tij në OKB-ë, ka thënë se lufta që po zhvillohet në lindje të vendit, ka ndikuar që kjo ta humb 1/5 e potencialit ekonomik të vendit. Fjalimi i tij vjen vetëm një ditë para paraqitjes së presidenti rus, Vladimir Putin në OKB-ë. Pritet që ai në fjalim e tij, të adresojë vetëm çështjen e zgjidhës së krizës në Lindje të Mesme. Por në anën tjetër, Kievi dhe partnerët e saj perëndimorë, do të kërkojnë nga Rusia, që ta ndërpresë mbështetjen për separatistët. Gjatë fjalimit të Poroshenkos, një nga anëtarët e delegacionit rus, e ka braktisur samitin, në shenjë proteste.