Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli është zotuar të kryejë kontrolle të përditshme në të gjitha tualetet publike për kamera të fshehta.

Kamerat sekrete në tualete dhe dhoma të ndërrimit janë një problem serioz në Korenë e Jugut. Vetëm vitin e kaluar janë raportuar 6000 raste të pornografisë nëpërmjet kamerave të fshehta.

Videot shpesh ngarkohen në internet pa dijeninë e “viktimave”.

Më parë këtë vit, dhjetëra mijëra gra protestuan kundër kamerave të fshehura, duke mbajtur në duar pankarata me mesazhin “jeta ime nuk është pornografia jote”.

Aktivistët thonë se gratë jetojnë në frikë të vazhdueshme për t’u fotografuar apo filmuar pa dijeninë e tyre.

Rreth 80% e viktimave të kësaj lloj pornografie janë femrat.