Polonia, Hungaria, Çekia mund të gjobiten nga Gjykata Europiane

478
Komisioni Europian ka nisur procedime ligjore kundër tre shteteve anëtare të BE-së, të cilat refuzuan të pranonin refugjatët.

Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke janë akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre të përcaktuara në një plan të vitit 2015 për të zhvendosur emigrantët nga Italia dhe Greqia – shtete në vijën e parë të krizës së emigrimit me të cilën blloku u përball.

Komisioni tashmë po fillon të zbatojë procedurat kundër tre vendeve, gjë që do t’i lejojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë të vendosë edhe gjoba shteteve që nuk ndihmuan në lehtësimin e krizës.

Republika Çeke dhe Polonia kanë kundërshtuar procedurat ligjore dhe kanë kërcënuar të marrin masa kundër sanksioneve të Komisionit.

Plani i Bashkimit Europian që u arrit në 2015 për të rivendosur 160.000 azil-kërkues, është parë si një akt solidariteti.

Sidoqoftë, vendet anëtare janë treguar të ngadalta në pranimin e kuotave të caktuara të refugjatëve ose kanë refuzuar të përmbushin detyrimet. Data për përfundimin e kësaj skeme është shtatori i këtij viti.
Sigal