Poloni: “Ligj dhe Drejtësi” ka fituar në zgjedhjet parlamentare

436
Partia konservative, “Ligj dhe Drejtësi”, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Poloni. Kjo forcë politike, e cila njihet për qëndrimet e saj euroskeptike, arriti që të bënte për vete 39% të elektoratit. Kryeministrja në ikje, Eva Kopavz, pranoi humbjen, ndërkohë që lideri i Ligj dhe Drejtësi, Jaroslaw Kaczynski, ka mbajtur një fjalim pas triumfit të tij. Ai u shpreh se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën që tek njerëzit të rikthehet shpresa. “Ligji do të respektohet dhe ne do të ndjekim vetëm të vërtetën. Do të rikthejmë rendin, por nuk do të hakmerremi për gabimet e të shkuarës. Qeveria do të punojë që tek njerëzit të rikthehet shpresa.” U shpreh Kavzysnki.

Kandidatja kryesore për të marrë postin e Kryeministrit është Beata Szyldo . Në fjalën e saj, ajo qëndroi në linjën e kryetarit të Partisë, duke u shprehur se kjo fitore është një mundësi që nuk duhet humbur. Nga ana tjetër, kryeministrja në ikje, Evva Kopacz, nënvizoi se ndihej e lumtur me përmirësimet që kishte shënuar vendi. Sipas saj, Polonia është shumë herë më e zhvilluar ekonomikisht, krahasuar me tetë vite më parë. Në mbyllje ajo uroi që qeveria e re të ndjekë të njëjtat hapa.
Sigal