Politikani serb: Vrasja e Oliver ivanoviçit nuk do të zbardhet kurrë

497
Nënkryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Ksenija Bozoviç, ka thënë se vrasja e ish liderit të kësaj iniciative, Oliver Ivanoviç, nuk do të zbardhet kurrë.
Ai ka thënë se vrasësit e tij nuk do të kapen asnjëherë.
Sipas Bozoviç, edhe hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në mënyrën e gabuar që nga fillimi.
Oliver Ivanoviç është vrarë në mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, para zyrave të partisë së vet në Mitrovicën e Veriut. Vrasjen e tij janë duke e hetuar institucionet kosovare të drejtësisë.
Sigal