Politikani me sloganin e veçantë: Unë mjel lopët, jo qytetarët

415
Deputeti Martin Haab, i cili jeton në një fshat afër Zyrihut, është deputet kantonal nga radhët e Partisë Popullore të Zvicrës, e cila është partia më e madhe e vendit dhe kundërshtarja më e madhe e integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian. Në zgjedhjet parlamentare të 18 tetorit, Haab kandidon për një mandat në parlamentin e Zvicrës (Nationalrat). Ky bujk mban lopë dhe shet qumësht. Dhe kështu ai ka zgjedhur një poster me një mesazh me humor: “Mjel lopët, jo qytetarët” shkruan në poster, në të cilin shihet Haab para një lope, të cilës i ka “futur duart” në gji. Një gjë është e sigurt: Haab nuk mjel qytetarët, por shtetin. Për çdo vit nga arka e shtetit zviceran bujqit marrin 2,8 miliardë franga subvencione. Këto janë para të qytetarëve. Që i bie Haab, si të gjithë bujqit e Zvicrës, megjithatë mjel çdo qytetar. Kjo nuk pritet të ndryshojë edhe në mandatin e ardhshëm të parlamentit, sepse lobi i bujqve do të mbetet i fuqishëm. SVP është partia më agresive kundër të huajve në Zvicër dhe sidomos shqiptarëve. Për shkak të fushatave raciste ajo është paditur së paku dy herë dhe njëherë është dënuar.
Sigal