Politika vasale e industrisë së automjeteve në Gjermani?

475
Pas skandalit të dizelit, një lajm i ri ndez zërat për lidhjet e ngushta të industrisë së automjeteve me politikën. Fjalimi i një kryeministri landi kaloi më parë në tryezën e Volkswagenit para mbajtjes së tij.
Punonjës të koncernit të automjeteve, Volkswagen duket se kanë “riformuluar” e “zbutur” një fjalim të kryeministrit të landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil (SPD). Tani për t’u mbrojtur qeveria e landit kalon në ofensivë duke publikuar të dyja variantet e fjalimit- atë origjinal dhe fjalimin e mbajtur në parlamentin e landit nga kryeministri Weil në tetor 2015.
Siç kuptohet nga dokumentet, koncerni i automjeteve ka bërë para mbajtjes së fjalimit disa propozime ndryshmi, që pjesërisht janë pranuar, pjesërisht janë refuzuar. Fjalimi iu dërgua më parë koncernit, për të verifikuar çështje ligjore lidhur me procedurën juridike që kishte filluar në SHBA kundër Volkswagenit. Kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme ka një vend në bordin drejtues së VW-s, sepse landi është aksioner me 20% të koncernit.
Pasazhet kritike nuk u ndryshuan
Sipas zëdhënëses së kryeministrit të landit, Anke Pörksen në një fragment kritik, u morën vetëm minimalisht parasysh ndryshimet e propozuar nga koncerni. Sipas agjencive të lajmeve një pasazhi në fjalim iu hoq personalizimi. Sipas dokumenteve të qeverisë së landit ishte parashikuar të thuhej në fjalim se “Volkswagen ka shkelur me këtë ligjet dhe ka keqpërdorur besimin”. Kjo fjali u ndryshua sipas zëdhënëses Pörksen me propozimin e koncernit në “Me këtë janë shkelur ligje dhe është keqpërdorur besimi.”
Gazeta “Bild am Sonntag” kishte cituar një punonjës të VW-s që kishte pohuar se “fjalimin e riformuluam dhe zbutëm”. Ky publikim shkaktoi kritika nga politikanët e Unionit. Stephan Weil i ka hedhur poshtë kritikat, duke i quajtur ato “absurde”.
Sigal