Policia turke arreston 35 gazetarë

520
Autoritet turke kanë lëshuar urdhër arresti ndaj 35 gazetarëve dhe punonjësve të mediave të dyshuar se kanë lidhje me Fethullah Gulen, i cili akuzohet se ka organizuar grushtin e shtetit, vitin e kaluar më 15 korrik 2016.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se ata janë akuzuar për përdorimin e një aplikacioni të koduar të mesazheve ByLock dhe autoritet turke besojnë se përdorimi i këtij aplikacioni është shenjë që je antëtar i lëvizjes Gylen.

Policia filloi operacionin kundër të dyshuarve, mëngjesin e së enjtes.

Redaktori i gazetës Birgun, Burak Ekici njoftoi në mediat sociale se ai u arrestua nga policia, e cila i ka konfiskuar telefonin celular dhe laptopin.

Goditja e vazhdueshme, veçanërisht kundër gazetarëve ka alarmuar aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet e të drejtave të njeriut.
Sigal