Policia spanjolle kap një tjetër sasi të madhe kokaine nga duart e trafikantëve shqiptarë

131

Policia spanjolle ka arritur të sekuestrojë një sasi të lartë droge si dhe të prangosë 4 shqiptarët që po transportonin kokainën.

Ngjarja ndodhi në qytezën Benalmaden në Malagas. Policia arriti të kapë 4 shqiptarë të moshave 24, 25, 27 dhe 38 vjeç.

Media ende nuk i bën të ditura identitetet e të rinjve që po udhëtonin në dy makina.

Në makinën e parë, një fuoristradë udhëtonin dy trafikantë, të cilët ruanin makiën e dytë ku ishte fshehur dhe droga.

Policia e gjeti substancën narkotike të paketuar brenda një valixheje. U sekuestruan plot 86 kilogramë kokainë, një sasi e barasvlefshme me miliona.