Policia shkon për ti depërtuar, “zhduket” 15 kosovarët

470
Përforcimi i masave nga ana e autoriteteve policore gjermane për të deportuar me kontrolle të befasishme azilkërkuesit nga Ballkani, përfshirë ata shqiptarë dhe kosovarë nuk ka lënë duarkryq këta të fundit.
Në qytetin bavarian Furstenfeldbruck (Gjermani) nga mesi i javës që shkoi, Policia ishte nisur për t`i dëbuar nga Gjermania dy familje kosovare me 16 anëtarë.
Por, në qendrën ku ata ishin të strehuar policët mundën të gjenin vetëm njërin prej tyre. Mediat gjermane raportojnë se mbetet e paqartë ku mund të jenë “zhdukur” 15 refugjatët.
Por, ky nuk është rast i izoluar. Një rast i ngjashëm mësohet se ka ndodhur edhe me një refugjat tjetër kosovar, i cili kishte shkuar për të marrë paratë e xhepit në qendrën e tij të strehimit në Fliegerhorst.
Përgjegjësit në këtë qendër kishin njoftuar menjëherë policinë pasi që ky person ishte prej kohësh në listën për t`u dëbuar.
Por, dëbimi i tij, në muajin shtator kishte dështuar pasi ai sikurse edhe 15 bashkatdhetarët e tij tani, ishte “zhdukur”.
Policia më pas kishte bërë të mundur nda;limin e tij, por sërisht e kishte liruar. Shkak i lirimit të tij është se në momentin kur është dashur të arrestohej (në muajin shtator) është dashur të ishte në qytetin Ingolstadt, por atje nuk e kishin gjetur.
Policia e ka liruar atë duke i kërkuar të shkojë sërish në Ingolstadt, pasi është kërkuar nga atje.
Sigal